Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrëfikësve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Muharrem Beka, për të pranuar nga ta shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
“Si Qeveri kemi punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrëfikësve, të lënë peng prej vitesh dhe kemi marrë vendime, në përmbushjen e kërkesave që kanë pasur, siç është ndarja e mjeteve prej 600 mijë eurosh për pagesën e orëve shtesë, puna në Projektligjin e ri të financave të pushtetit lokal dhe rregullimi i shumës së rrezikshmërisë”, ka thënë Haradinaj.
Puna më e madhe për zjarrëfikësit, sipas kryeministrit në largim, është bërë në Ligjin e ri për pagat, ku ata janë pozicionuar denjësisht me paga meritore, derisa tani do të punohet për adresimin e të gjitha kërkesave të tjera.
“Zjarrëfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe këtë respekt duhet ta adresojmë edhe në përmirësimin e gjithë infrastrukturës ligjore, për ta rikthyer ashtu siç e meritojnë, në një forcë nacionale”, ka thënë ai./arbresh.info/
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...