Liderë Republikanë e Demokratë në Senatin amerikan janë përplasur lidhur me rregullat për periudhën e shkarkimit të presidentit Trump.
Demokratët kërkojnë siguri se dëshmitarët dhe dokumentet do të lejohen, për të mundësuar atë që ata e përcaktojnë një gjykim të drejtë, transmeton portali arbresh.info.
Krye-demokrati Chuck Schumer thotë se publikimi i fundit për emajlin ‘shpërthyes’ lidhur me ndihmën në Ukrainë është përkujtues se pse të qënit transparent është e nevojshme.
Udhëheqësi republikan, Mitch McConnell thotë se nuk ka përjashtuar dëshmitarët.
Por ai nuk u pajtua para kohe të merrej dëshmia gjatë gjyqit.
Impiçmenti i presidentit Trump ka ndodhur nga Dhoma e Përfaqësuesve javën e shkuar për abuzim të pushtetit dhe pengim të Kongresit.
Ai është presidenti i tretë në historinë e SHBA-ve që do të fajësohet. Sidoqoftë, ai nuk ka gjasa të largohet nga detyra, pasi partia e tij republikane ka shumicën në Senat, ku gjyqi do të mbahet siç përcaktohet në Kushtetutën e SHBA./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime