Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zheljko Komshiq në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer.
“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiq. Në pyetjen e gazetarit se a ka dakordim për këtë, Komshiq është përgjigjur: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qëndrim tim. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidencës për të thënë diçka. Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u përmbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova është shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetëm është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon”, ka thënë Komshiq.
Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshiq ka deklaruar se: “gjithë ajo që po ndodh me Kosovën, posaçërisht bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, janë çështje e marrëveshjeve të tyre. Por për çfarëdo që ata bien dakord, nuk mund të jetë precedan për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimorë e posaçërisht në Bosnje Hercegovinë”.
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...