Ka shkuar në tre numri i godinave të shembura me shpërthim të kontrolluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ndërkaq shtatë godinat e tjera, janë shembur dhe po shemben me mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Këto dhjetë godina konviktesh, ishin pjesë e kampusit universitar, që ndodhet në Kamëz, por që vetëm dy prej tyre përdoreshin nga studentët, pikërisht godinat të cilat u shpërthyen pasditen e së premtes.
Ndërsa tetë godinat e tjera, që në fillim vitet pas rënies së komunizmit, u zaptuan nga familjarë të ndryshëm.
E gjithë kjo hapësirë, tashmë do të shndërrohet në një tjetër projekt për Kampus Universitar, për të cilin kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, tha.
“E para e punë këtu, jo vetëm do bëjmë konviktet më të mira, por do bëhet e gjitha një si park. Do bëhet siç kemi bërë pjesën e liqenit, që u lirua pjesa e liqenit dhe ka dal e gjitha park. Pra edhe për banorët do të jetë një avantazh i madh. Studentët do i kenë të dhjeta konviktet për veten e tyre. Dhe them që njëherë e mirë zgjidhen edhe familjarët”, tha Veliaj.
Konviktet u dëmtuan nga tërmeti i datës 26 nëntor, duke i shpallur të pabanueshme, dhe me njëVendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u vendos shembja e tyre. Ndërkaq për studentët dhe banorët që jetonin nga këto konvikte, bashkia e Tiranës, ka premtuar hapësira me qera./TCH
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez