Liverpool dhe Manchester United kanë zhvilluar bisedime me agjentët e mesfushorit të talentuar të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.
Havertz është njëri nga talentet më të mëdhenj aktualisht në botë, ndërsa këtë sezon ka shënuar tri gola dhe një asistime në 13 paraqitje.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që 20-vjeçari gjerman të bëhet një emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, ndër to ato angleze.
Sipas gazetës gjermane Bild, Liverpooli dhe Unitedi dy kanë bërë kontakte me yllin e Bayerit në lidhje me një lëvizje të mundshme në Ligën Premier, duke tentuar t’ia rrëmbejnë Bayern Munichut.

Sidoqoftë, raporti pretendon se Havertz nuk ka nxitim për të lënë klubin aktual në afatin e janarit dhe thuhet se është i gatshëm të qëndrojë deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Leverkuseni thuhet se po kërkon mbi 100 milionë për të shitur të riun gjerman.
Në anën tjetër, Havertz ka këmbëngulur se nuk po nxiton të largohet nga Bayeri. /Telegrafi/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit