Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kruti ka takuar gratë punëtorë të Kosovës.
Ai iu ka premtuar atyre se në qeverinë e tij, prezenca e gruas, do të jetë në çdo nivel. Ai thotë se pjesëmarrja e tyre do të jetë jo sepse do u japin hapësirë por sepse e meritojnë.
“Unë jam për kuota gjinore sepse tradicionalisht burrave kosovarë u është dhënë përparësi. Gratë janë diskriminuar. Sot nuk na ndalon asgjë që ta arrijmë barazinë që na duhet”.
“Në Kosove janë të punësuar 28.8 për qind të popullsisë. Rreth 80 për qind e grave nuk janë në tregun e punës fare”.
“Në qeverinë e re gratë do të jenë pjesëmarrëse në secilin nivel. Jo sepse ne do të ju krijojmë hapësirë por sepse ato e meritojnë”, thotë Kurti.
Këto komente Kurti I bëri në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”./arbresh.info/
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...