Kryetari i Prishtinës ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ky vendim, sipas një njoftimi për media, vlen nga sot më datë 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.
“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, përfundon njoftimi./arbresh.info/
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...