Hoxha nga Peja, Drilon Gashi për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ditëve të fundit bëri bujë me disa deklarata, ku ndër të tjera tha se djalli nuk ekziston.
I kritikuar shumë për këtë qëndrim, Gashi ka vendosur t’u përgjigjet edhe një herë kritikëve duke argumentuar se nëse një person beson në ekzistencën e djallit, ai realisht beson në dualizëm dhe dy perëndi
Gashi ka thënë se ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e Zoti, realisht besojnë në dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut.
“Shumë myslimanë edhe pse pretendojnë që ka një Zot që sundon gjithësinë, në momentin që këmbëngulin në ekzistencën e djallit, ata realisht besojnë në dualizëm dhe dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut!!!
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, duke përdorur shkencën moderne, kiminë, gjetjet më të reja në fizikë dhe logjikën e shëndoshë, ata nuk po mund të ma vërtetojnë mua ekzistencën e kësaj perëndisë tjetër.”, ka shkruar Gashi.
/arbresh.info/
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...