Sanksionet e SHBA-ve mbi gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2” nuk janë një veprim miqësor dhe do të tërheqin një përgjigje, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne do të përgjigjemi bazuar në parimin e reciprocitetit”, tha Putin gjatë konferencës së tij vjetore të fundvitit në Moskë.
Ai tha se sanksionet e SHBA-ve mbi gazsjellësin do të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale midis Moskës dhe Uashingtonit.
Kongresi Amerikan të martën miratoi buxhetin e mbrojtjes, përfshirë sanksione ndaj kompanive të përfshira në projektin “Rrjedha Veriore 2”.
Projekti “Rrjedha Veriore” operacional që nga viti 2011 me një kapacitet vjetor prej 55 miliardë metra kub, sjell gazin rus direkt në Gjermani përmes Detit Baltik.
Projekti i kryesuar nga ndërmarrja shtetërore ruse e energjisë Gazprom, është gati në mbarim dhe ka të njëjtin kapacitet vjetor, duke kaluar pothuajse paralel me rrugën e parë të gazsjellësit.
Së bashku do të plotësojnë kërkesat vjetore të gazit të një çereku të kontinentit evropian.
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...