Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME, PA QESE PLASTIKE”, projekt ky i financuar nga MMPH dhe implementuar nga Kosovo Center for Business Support – KCBS.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Matoshi ka vlerësuar së nder armiqtë më të mëdhenj të vendit sa i përket mjedisit janë qeset dhe shishet e plastikës, të cilat kanë një ndikim negativ edhe në shëndetin e qytetarëve.
“Qeset e plastikes i kemi çdo kund, në natyrë, brezit rrugor, për më tepër janë përdorë edhe si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë”, tha Matoshi.
Ai tutje u shpreh se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh deri në marrjen e vendimit përfundimtar sa i përket të ardhmes së përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.
Sipas tij rreth përdorimit të qeseve të plastikës do të merret një vendim që do të jetë i pranueshëm nga palët dhe rrethanat shoqërore në vendin tonë./arbresh.info
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...