Është bërë nisja zyrtare e kamionëve të mbushur me dhurata të cilat do t’u dërgohen fëmijëve nëpër fshatrat e Prishtinës, atyre nga komunitetet dhe grupeve të margjinalizuara.
Kamionët me ushtarë të FSK-së kanë poseduar mbi 3 mijë pako me dhurata, organizim që po bëhet për të katërtën herë me radhë nga Mute Fondation në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-së, në kuadër të projektit për fëmijë “unë/ty, dashuri në paketë”.
Nisja e kamionëve me dhurata për fëmijë është bërë nga shkolla matematikore në Prishtinë, ku fëmijët e moshës 4 deri 11 vjeç në mënyrë vullnetare kanë mbledhur dhurata.
Florie Bajoku nga Mute Fondation tha se një pjesë të dhuratave do t’i shpërndajnë në komunitetet pakicë, fëmijët me autizëm dhe ata me sindromën down.
“Sivjet kemi grumbulluar rreth 3800 dhurata, pamjet që po i shihni dhe atmosferën që po e shihni janë pikërisht pjesëtarët e FKS-së që po ndihmojnë në shpërndarjen e këtyre dhuratave nëpër fshatrat e Prishtinës, por jo vetëm, do t’i shpërndajmë një pjesë edhe për RAE komunitetin në Sun Flower Ballkan, një pjesë në shkollën në Magure, ku për katër vjet radhazi i furnizojmë me këto dhurata sepse fëmijët e kësaj shkolle janë në gjendje mjaft të rëndë sociale, gjithashtu do t’i dërgojmë një pjesë edhe në Podujevë, pastaj do t’i mbulojmë ne si fondacion vet edhe shoqatat apo fëmijët me nevoja të veçanta apo grupet e margjinalizuara si ata me Down Syndrome, me autizëm e të tjerë”, tha ajo.
Për katër vjet në kuadër të këtij projekti janë grumbulluar rreth 22 mijë dhurata ku pjesëmarrës direkt kanë qenë rreth 42 mijë fëmijë të moshës 5-11 vjeç.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...