Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Parlamentit të Kosovës dhe krijimin sa më të shpejtë të qeverisë.
“Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet me 26 dhjetor. Zgjedhjet e Përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit. Ky është thelbi i procesit demokratik”, thuhet në një njoftim për media.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3958721147487344
Duke e mbështetur këtë qëndrim të zyrës së BE-së, në njoftim thuhet se njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.
“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e #Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në njoftim.
Nga këto dy njoftime dhe takimet e shumta me ndërkombëtarët vërehet se është shtuar presioni ndaj LVV dhe LDK për formimin e institucioneve.
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...