Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë, temperaturat maksimale do të arrijnë në 10 gradë Celsius.“
Dita e enjte do të karakterizohet me mot me mjegull pothuaj në pjesën më të madhe të rrafshit të Kosovës, pjesa tjetër e Dukagjinit do të ketë më pak mjegull dhe më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”, njofton IHMK.“Të premten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Bazuar në këtë situatë meteorologjike dhe prezencën e masave anticiklonike, cilësia e ajrit vazhdon të mbetet në vlerat e pashëndetshme. Reshje shiu të karakterit frontal parashihen të fillojnë ditën e diele e tutje”, njofton IHMK.
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...