Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se edhe nëse Vetëvendosje nuk mund të ndërtojë një koalicion qeverisës, Kushtetuta nuk e lejon që subjektet tjera të bëhen bashkë e të ndërtojnë qeverinë.
Hasani ka thënë se disa kushtetuta tjera siç është ajo e Maqedonisë Veriore e lejojnë që partitë tjera përjashtuar partinë e parë që ka dalë në zgjedhje, të formojnë qeverinë por sipas tij në Kosovë kjo nuk lejohet në bazë të Kushtetutës.
Ai ka thënë në Rtv Dukagjini se edhe nëse ekzistojnë nënshkrime për të formuar shumicën nga partitë tjera jashtë Vetëvendosjes “është paragjykim se ata do ta votojnë qeverinë dhe kryeministrin tjetër”.
“Ku e dimë ne nëse ata deputetë që nënshkruajnë do ta votojnë shumicën tjetër”.
Hasani ka sqaruar se partia që ka dalë e para në zgjedhje, në këtë rast Vetëvendosje, ka të drejt të propozoj edhe një kandidatë të dytë për kryeministër nëse i pari dështon të merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend, përcjell Telegrafi.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese që në kohën e VLAN-it rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit, thotë se nga viti 2014 gjithçka është e çartë kush e ndërton qeverinë dhe sipas tij më askush nuk ka provuar të veprojë ndryshe.
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...