Hong Kongu është një nga qytetet që dhuron një nga shfaqjet më të mrekullueshme të fishekzjarrëve në botë çdo fundvit. Kjo shfaqje, ka tërhequr çdo vit turistë të shumtë nga e gjithë bota të cilët bëhen dëshmitarë të një qielli të mbushur plot me vija vezulluese.
Por këtë vit çdo gjë do të jetë ndryshe, kjo traditë tashmë do të anulohet. Arsyeja që ka trishtuar miliona njerëz në të gjithë botën, ka të bëjë me zhvillimet e fundit që po përjeton qyteti gjysmë autonom i Hong Kongut.
Një numër i madh protestuesish kanë zaptuar për rreth 6 muajsh rrugët e qytetit, ku zanafillën e saj e pati nga një ligj ekstradimesh. Protesta u përshkallëzua edhe më tepër, pasi kërkesat e protestuesve janë shtuar dhe ata kërkojnë më shumë liri dhe demokraci.
Këto zhvillimet e fundit kanë ndikuar në vendimin e institucioneve të shtetit, për të anuluar festën më të dashur të shumë turistëve për shkaqe sigurie./tch
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...