Kuvendi miratoi sot me 82 vota pro, ndryshimet në ligjin e medias por që të hyjnë në fuqi ato duhet të dekretohen nga Presidenti Meta.
Pas miratimit, kreu i opozitës, Lulzim Basha i bëri thirrje presidentit Meta të mos i dekretojë ndryshimet.
I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, Zëdhënësi i Tij, z.Tedi Blushi sqaron se:
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.”, është shprehur ai. /opinion.al
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...