Seanca konstituive që do të mbahet më 26 dhjetor, në orën 15:00, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë Jahja Koka shoqëruar nga deputetja më e re deputetja Fjolla Ujkani.
Kështu u bë e ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u kryesua nga kryeparlamentari Kadri Veseli ku u diskutua për përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës.
Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, po ashtu u përcaktuan edhe ulëset për grupet parlamentare.
Kështu, konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar (Vetëvendosje), do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë (LDK), në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë (PDK), në anën e majtë të kryesuesit.
Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...