Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, njëherësh analist politik, permes një statusi në Facebook ka kritikuar krerët e shtetit të Kosovës të cilët ende po vazhdojnë të premtojnë liberalizim të vizave, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, vendet e Bashkimit Evropian kanë frikë se kosovarët do të largohen nga vendi në rast se liberalizohen vizat.
‘’Pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe disa vende të tjera si, Franca dhe Holanda, dyshojnë se liberalizimi i vizave me Kosovën do të funksiononte pasi kanë frikë se kosovarët do të largohen nga vendi dhe nuk do të kthehen, do të qëndrojnë në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës.
E ndërsa paria jonë vazhdon të premtojë paturpësisht liberalizim.
O tempora, o mores! ‘’, ka shkruajtuar Qarrolli në Facevook./arbresh.info/
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...