Ligji anti-shpifje në Shqipëri ka qenë një ndër temat më të nxehta në ditët e fundit. Qeveria ka prezantuar projekt-ligjin dhe pritet që të miratohet së shpejti në parlament.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Harlem Desire, përfaqësues i zyrës së medias në OSBE ku shprehet se ka qenë duke punuar me qeverinë deri në momentin e fundit për përmirësimin e projektligjit.
Ai ka shkruar në Twitter:
Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.
Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.
Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.
Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...