Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka thënë se në strukturat e partisë së tyre nuk është diskutuar për emra të caktuar për president.
Ai ka kërkuar që të ndalet me dezinformata.
Vraniqi ka thënë se qëndrimi i VV-së dhe qëndrimi i figurave të LDK-së gjatë fushatës zgjedhore është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha
Postimi tij i plotë:
Mjaft me dezinformata!
As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...