Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit dhe për ketë ai tha se barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve.
Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë tha se vonesa në krijimin e institucioneve është minus për fituesin e zgjedhjeve.
“Është mirë sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot në qeveri”, tha Haradinaj.
Ai tha se nuk ka opinion se çka duhet të ndodhë rreth LDK-së dhe VV-së, por sipas tij ata e kanë marrë përgjegjësinë t’i ndërtojnë institucionet.
Haradinaj tha se do ta takonte Albin Kurtin, por jo për t’u bërë pjesë e qeverisë së tij. Ai tha se AAK është opozitë dhe nuk e sheh veten pjesë të qeverisë Kurti.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...