Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pas publikimit të edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë, dhe pas publikimit të rezultateve; del se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit (2019) doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë (81%) në vend, për qytetarët e Kosovës.
Barometri Kosovar i Sigurisë është një mjet i veçantë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike në Kosovë.
Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa, kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.
Sipas anketimit të qytetarëve edhe këtë vit del se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar nga të gjitha institucionet që Barometri ka matur në këtë edicion, mbi 81 për qind të qytetarëve. Po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.
Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille