Komuna e Gjorçe Petrovit solli masë për ndalesë të përdorimit të celularëve nga ana e arsimtarëve gjatë procesit mësimor në shkollat fillore në Komunë.
Siç bënë të ditur autoritetet komunale, përdorimi i tepruar i telefonave gjatë mësimit nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve po bëhet problem serioz në procesin gjithëpërfshirës arsimor.
“Me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor, e sollëm këtë masë e cila hyn në fuqi në fillim të gjysmëvjetorit të parë. Për secilin arsimtar që nuk do ta respektojë, do të ketë masë disiplinore. Kuadri arsimor në të ardhmen për nevojat e mësimit do të mund të shërbehet vetëm me teknologji tjetër informacioni-komunikimi, por jo edhe me telefon”, informon Komuna e Gjorçe Petrovit.
Nxënësit, siç bëhet e ditur në kumtesë, do të mund t’i sjellin telefonat në shkollë, por nuk do t’iu lejohet përdorim derisa zgjat mësimi. Gjatë orëve të mësimit, celularët e nxënësve duhet të merren dhe të vendosen në vend të caktuar.
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...