OBRM-PDUKM-ja kritikon qeverinë dhe shumicën parlamentare për keqpërdorim të institucionit ligjvënës në të cilin vetëm për dy javë në procedurë janë future 123 ligje.
Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, qëllimi është që para zgjedhjeve të hutohen qytetarët ndërkohë që në të vërtetë nuk është bërë asgjë konkrete për to.
“Këto 123 ligje, shumica parlamentare dëshiron që t’i kalojë përmes derës së vogël, pa konsultime me ekspertët, pa debate publike dhe pa pasur kohë që deputetët t’i shqyrtojnë tekstet e ligjeve dhe në mënyrë të duhur të reagojnë ku ka nevojë. Ky numër është më shqetësues nëse merret parasysh fakti se që kur LSDM-ja ka ardhur në pushtet dhe deri në vitin 2019, për tre vite, janë miratuar 377 ligje, kurse tani për vetëm dy javë në Kuvend kanë arritur 123 propozim-ligje”, tha Nikolla Micevski.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj