Aksioni për pastrim në 20 lokacione në Shkup ku përfshihen punëtorët e sektorit publik do të mbahet sot dhe në këtë mënyrë do të zëvendësohet 2 janari i këtij viti i cili ishte ditë pushimi.
Në çdo lokacion do të ketë ekipe të ndërmarrjeve publike të Bashkisë së Shkupit dhe komunave.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski theksoi se për zbatim të suksesshëm të aksionit përgjegjës do të jenë udhëheqësit e institucioneve, përkatësisht kryeministri, ministri, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë prezent në këto lokacione, kurse Bashkia e Shkupit do të sigurojë mekanizim shtresë në këto vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Aksionin e ndihmon Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbugar”, tha Mançevski i cili tha se krahas pastrimit qëllimi është që të ngritet vetëdija.
Aksioni organizohet në bashkëpunim me shoqatën “Ne budi gjubre”.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...