Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka konfirmuar se konferenca e donatorëve ndërkombëtarë për ndihmë Shqipërisë do të mbahet në fund të janarit.
Presidenti Macron tha se duhet të kontribuojmë në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Ai këtë ide e kishte hedhur qysh në samitin e NATO-s në Londër.
“Do të flasim edhe për Shqipërinë. Do të doja të dërgonim një mesazh solidariteti për popullin shqiptar, do të doja që ne të merrnim përgjegjësinë për t’i ndihmuar ata përmes organizimit të një konference donatorësh në fund të janarit. Ka patur dhjetëra viktima dhe mijëra të pastrehë ndaj ne duhet të ndihmojmë ato familje dhe po ashtu të ndihmojmë edhe Shqipërinë që të rindërtohet”, ka deklaruar Macron.
Krerët e Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi shumë tema, ku në mesin e tyre ishte edhe ndryshimet klimatike dhe buxheti afatgjatë i BE-së.
Ky është samiti i parë i BE-së i kryesuar nga Charles Michel, pasi ai u zgjodh president i Këshillit Evropian. /tch/
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos