Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, Rifat Bllata.
Në reagimin për media thuhet se Këshilli, është i shqetësuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit mbikëqyrës, z.Bllata, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
“Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këto sulme, nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fondamental të pavarësisë së sistemit gjyqësor, por njëkohësisht edhe shkelje ligjore. Andaj, sulme të tilla ndaj sistemit gjyqësor dhe KGjK-së paraqesin shqetësim serioz”, thuhet në reagim.
Këshilli qëndron fuqishëm pranë gjyqtarëve, i mbështet në punën e tyre të pavarur dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor dhe fton organet kompetente që të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura rreth këtij rasti dhe njëherësh zotohet në jetësimin e misionit të institucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...