Ambasadori i Turqisë në kryeqytetin Stokholm të Suedisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve Nobel për shkak të shkrimtaritaustriak, Peter Handke, i cili mohon gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe që ka shprehur hapur admirimin e tij ndaj Millosheviqit.
Ambasadori Hakki Emre Yunt bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve Nobel në shenjë proteste ndaj shkrimtari austriak Handke.
Yunt deklaroi se edhe ambasadori i Shqipërisë në Stokholm do të bojkotojë ceremoninë më 10 dhjetor në shenjë përkrahjeje të të afërmve të viktimave boshnjakë.
Edhe televizioni shtetëror i Suedisë “SVT” rikujtoi mesazhin e Turqisë me të cilin dënohet dhënia e Çmimit Nobel për Letërsi austriakut Peter Handke, ndërsa publikoi edhe mesazhin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë të postuar në llogarinë e saj në Twitter në gjuhën angleze.
Handke, i cili është një admirues i madh i ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, që vdiq gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte, në një artikull të publikuar gjatë Luftës së Kosovës kishte shkruar: “Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”.
Handke gjithashtu ka thënë që nuk beson që serbët kanë kryer gjenocidin në Srebrenicë dhe Kosovë.
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...
“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë ...
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...