Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është duke u përgatitur të transferojë tre lojtarë.
“Djajtë e Kuq”, po shpresojnë transferimin e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul Niguez, mesfushorit të Ajax, Donny van de Beek dhe yllit të RB Salzburg, Erling Haaland.
The Mail ka raportuar se United po kërkon me patjetër këta lojtarë dhe janë të gatshëm të presin deri në fund të sezonit.
Haaland po konsiderohet si qendërsulmuesi më i duhur për sulmin e gjigantit anglez dhe klubi po shpreson ta transferojë norvegjezin brenda një kohe sa më të shkurtër.

Nga ana tjetër Van de Beek është favorit për tu transferuar në Real Madrid, mirëpo ndonjë ofertë ende nuk ka ndodhur andaj kjo gjë ka shkaktuar që lojtari të dëshpërohet.
Ndërsa në garë për Saul Niguez është Barcelona./arbresh.info.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit