Përfaqësuesi i komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës, Etjen Xhafaj, në një deklaratë të tijën tregon bilancin e gjendjes aktuale, pas verifikimeve të bëra pas dëmtimeve që ndodhën nga tërmeti i 26-nëntorit.
Xhafaj është shprehur se ditët e fundit ka filluar një zhvendosje nga hotelet sepse qytetarët kanë kërkuar të gjejnë strehim tek të afërmit e tyre, 3 ditët e fundit janë larguar më shumë se 100 qytetarë nga hotelet në Shëngjin.
Aktualisht 14 grupe verifikime të masës së rrezikut po konstatojnë dëmet në të gjitha pallatet. 80 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe janë shpallur të pabanueshme, shton më tej Etjen Xhafaj.
Mësimi ka filluar normalisht ditën e sotme, urgjenca e spitalit të Laçit është funksionale tanimë dhe të gjitha të sëmurët janë transportuar drejt spitalit të Lezhës.
Nesër do të zhvillohen takime në 3 bashki, për të vazhduar me plotësimin e listave që të plotësojnë sa më parë formularët për qiratë. Janë shpërndarë më tepër se 100 çadra dimërore dhe ka filluar sërish shpërndarja për në familjet në nevojë./tch/
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...