Ministria për Punë të Jashtme dhe të Evropës në Kroaci ka vendosur që të bojkotojë ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave për dhënien e çmimeve Nobel, ku do të nderohet edhe fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, mik dhe përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.
Në ceremoninë e Nobelit po refuzon të marrë pjesë edhe Kroacia, për shkak të shkrimtarit që publikisht ka përkrahur dhe shprehur admirim ndaj politikës së ish-liderit kriminel të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar se ambasadori i këtij shteti në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave, transmeton Gazeta Express.
“MVEP ka vendosur që ambasadori kroat në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit nesër në Stokholm për shkak të dhënies së çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që është angazhuar në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta”, thuhet në njoftimin e MPJ’së kreate.
Përveç Kroacisë, këtë ceremoni kanë njoftuar se do ta bojkotojnë edhe Shqipëria dhe Turqia.
Arsyeja është Handke, i cili sivjet u shpall fitues i çmimit Nobet për Letërsi, e ky vlerësim ka nxitur shumë reagime në Bosnjë, në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht. Dhënien e çmimit më të rëndësishëm për Letërsi e kishte kritikuar edhe Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...