Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili duke folur për dënimin e ish-ministrit Ivan Todosijeviq, e quajti vetë masakrën e Reçakut trillim e të inskenuar nga Walker.
Ambasada zvicerane ka thënë se në shoqëritë pas konfliktit është thelbësore të pajtohen me të kaluarën.
“Një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera. Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e kaluara janë parakusht për një pajtim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm.
Deklaratat mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore”, thuhet në reagim.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë (HLC Kosova) mbështesin dënimet e forta dhe pa ekuivoke të deklaratës së Presidentit Vuçiq që mohojnë mizoritë në Raçak.
“Më 15 janar 1999 në fshatin Raçak u kryen mizori masive ndaj shqiptarëve, shumica e tyre ishin civilë të paarmatosur”, përfundon ambasada./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...