Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo iu ka thënë ish-bashkëlojtarëve se është penduar që është larguar nga “Santiago Bernabeu”.
Sipas tij largimi ka bërë që të humbasë dy herë radhazi Topin e Artë, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi u transferua te “Zonja e Vjetër” në vitin 2018 dhe sipas gazetës spanjolle ABC, lojtari iu ka thënë disa ish-bashkëlojtarëve se është penduar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë beson që mund të kishte mposhtur Luka Modric dhe Lionel Messin në dy vitet e fundit nëse do ishte te “Los Blancos”.
Në 61 paraqitjet e tij për gjigantin italian, Ronaldo ka shënuar 37 gola dhe duket se është duke u ngadalësuar me moshën.
Gjithashtu lidhja e tij me trajnerin Maurizio Sarri nuk është shumë e mirë, pasi ky i fundit ka pranuar se do ta zëvendësoj Ronaldon nëse e sheh që kjo do të jetë mirë për skuadrën./arbresh.info.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit