Një hulumtues kinezo-amerikan i dënuar për spiunazh në Iran është liruar gjatë një shkëmbimi të burgosurish me shkencëtarin iranian të ndaluar nga SHBA-të.
Xiyue Wang u arrestua në Iran në vitin 2016 për “bashkëpunim me qeveritë e huaja”, transmeton portali arbresh.info.
Massoud Soleimani, një ekspert i qelizave burimore, u arrestua në një aeroport të Çikagos vitin e kaluar. Ai u akuzua për shkelje të sanksioneve tregtare duke provuar të eksportonte materiale biologjike në Iran.
Të dy mohojnë akuzat.
Going home pic.twitter.com/HZHPDc20aj
— Javad Zarif (@JZarif) December 7, 2019
“I lumtur që Profesori Massoud Soleimani dhe Z. Xiyue Wang do të bashkohen së shpejti në familjet e tyre”, ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif në tweet, duke njoftuar shkëmbimin.
Në një deklaratë, presidenti amerikan Donald Trump tha se Z. Wang ishte “mbajtur nën pretekstin e spiunazhit”.
“Lirimi i amerikanëve të mbajtur në robëri është me rëndësi jetike për Administratën time, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të sjellë në shtëpi të gjithë qytetarët tanë, të mbajtur në mënyrë të gabuar robër jashtë shtetit”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/

Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...