Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë emër brenda LDK-së, që është caktuar si kandidat për president të vendit.
Teksa ka folur për Blic Interview, Osmani ka thënë se nëse arrihet marrëveshja me VV-në për çështjen e presidentit, atëherë secili brenda LDK-së, mund të jetë kandidat për këtë post.
“Të gjithë me i pyet a ke dëshirë që të bëhesh president, do të kishin dëshirë. Ne si LDK nuk kemi asnjë emër të përveçëm si kandidat për president. Nëse arrihet marrëveshja me VV-së, atëherë secili brenda LDK-së mund të jetë kandidat për president”, ka thënë Osmani.
E pyetur nga Astrit Gashi, se a mund të jetë ajo njëra ndër zërat për presidente, Osmani është përgjigjur se asnjëherë nuk ka luftuar për pozita personale.
“Kurrë s’kam luftuar për pozitë personale. Kohëve të fundit, pyetja më e shpeshtë që më është bërë, është se cili do të jetë posti i juaj i ardhshëm?. Unë iu kam thënë që do të jem aty ku do të mund të kontriboj më së shumti”, ka thënë Osmani.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...