Vendimi i Akademisë Suedeze për t’ia dhënë një përkrahësi të Sllobodan Millosheviqit, çmimin Nobel për letërsi kishte nxitur reagime të jashtëzakonshme nëpër botë, shkruan Gazeta Express.
Kishin reaguar shkrimtarë të ndryshëm me famë botërore si Selman Rushdie, ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku dhe gjithashtu edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Kreu i ASHAK-ut, Mehmet Kraja, madje i kishte dërguar një letër Akademisë Suedeze, përmes të cilës kërkonte zmbrapsje për vendimin që Handkes t’i jepet një çmim i tillë.
Megjithatë në arsyetimet e kthyera nga Akademia Suedeze ishte thënë se ata kanë vlerësuar veprën e Handkes dhe jo atë se kush është ai.
Por pavarësisht gjithë këtyre përplasjeve, Handke nesër do të marrë çmimin dhe do të mbajë fjalim në këtë organizim.
Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e Nobelit në ‘Facebook’.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic