Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar deklaratës së presidentit serb Aleksanër Vuçiq duke thënë se deklarata e tij është e turpshme dhe e neveritshme.
Presidenti serb ka mohuar masakrën e Reçakut e për këtë gjë Pacolli kërkon të dënohen deklaratat e tij.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Deklaratë e turpshme dhe e neveritshme e mohimit të masakrës së Reçakut nga Presidenti serb Vuçiç. Ai akt ishte një krim i rëndë kundër njerëzimit nga policia dhe ushtria serbe. Komandanti i njësisë që kreu masakrën e Reçakut Goran Radosavljević mbrohet nga miku i tij Vuçiç.
Që nga viti 2009, Radosavljevic është anëtar i Partisë Progresive Serbe. Ai është në Bordin Ekzekutiv të Partisë së Vuçiçit dhe është mbrojtur politikisht nga Vuçiç dhe rrethi politik që ata mbështesin që mbron të dyshuarit e nivelit të lartë për krime lufte në Kosovë.
Radosavljeviç ishte në krye të policisë dhe operacionit ushtarak në Racak më 15 janar 1999. Përveç kësaj, njësitë që ai komandonte janë përgjegjës për vrasjen e dhjetëra civilëve shqiptarë në masakrën e Qyshkut dhe janë implikuar edhe në masakrën e të burgosurve në Dubravë .
Radosavljeviç ishte përgjegjës për “operacionet e pastrimit” dhe gjatë komandës së tij të qendrës stërvitore Petrovo Selo, zyrtarë të lartë të MPB-së mbikëqyrën së paku 75 trupa që ishin transportuar në kamionë frigoriferikë për në Petrovo Selo.
Politika e mohimit të krimeve të luftës nga
Serbia dhe Presidenti i tyre Vuçiç duhet të dënohen gjerësisht dhe të mos pranohen si realitet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dalë kundër mohimit të masakrës së Reçakut. Ky është një akt kundër viktimave dhe shkon kundër pajtimit.
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...