Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer se Ligji i Pagave është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.
Sipas Ismailit, çdo zvarritje është dëshpëruese, pasi kanë bërë punë të madhe me mjekët e infermierët që të bëhet ky ligj dhe stafi mjekësor të ketë pagë të dinjitetshme.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Uran Ismailit:
Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje. Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë. Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...