Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Sipas tyre, do të realizohet një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike të vendit.
“Të barabartë me forcat më të fuqishme, krah për krah me forcat botërore, të barabartë me ekonomitë më të fuqishme në botë. Si pjesë e mburojës së sigurisë të aleatit më të fuqishëm ushtarak në botë, Maqedonia e Veriut bëhet faktor për stabilitet në rajon dhe shtet ku qytetarët kanë një të ardhme të sigurt”.
“Përfitimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarësimin në NATO janë të mëdha. NATO do të thotë stabilitet, siguri, por edhe hapjen dhe zgjerimin e mundësive për rritje ekonomike, inkurajim të investuesve për investime të reja, qasje deri te tregjet dhe hapjen e vendeve të punës të paguara më mirë”, thonë nga LSDM./telegrafi
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...