Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka informacione të sakta lidhur me zhvillimet për krijimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
“I përcjell titujt e lajmeve, por s’kam informata tjera. Ne nuk jemi pjesë e ndonjë diskutimi. Nuk jemi ftuar. Nuk jemi të interesuar për bashkëqeverisje sepse nuk kemi kauzë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Por nëse puna për themelimin e institucioneve do të stërzgjatët, ai ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq.
“Nëse kanë stagnim, nëse bllokohen jemi të interesuar për gjeteje një formule për krijimin e Qeverisë. Nuk lejojmë që vendi të mbetet në këtë gjendje – pa krijim të institucioneve”.
“Krijimi i institucioneve është proces i ndërlikuar. Në koalicione duhet kujdes, fleksibilitet, dhënie e respektit ndaj secilit. Ne jemi opozitë. Jo opozitë e Kosovës. Në çdo temë që Qeveria e ardhshme merr qëndrim të duhur e ka përkrahjen tonë”.
“Nuk i bëjmë opozitë Kosovës në këto kohëra të vështira. Aty ku gabon Qeveria normalisht se duhet marrë qëndrim kundër. Si për ndarjen e Kosovës që mora qëndrim kundër edhe ndaj partnerëve të koalicionit”.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës