Kryetari në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në ditën e tij të fundit në këtë post, pranoi të ishte autor i komentit ditor të faqes politico.eu.
Junker u kthehet dobësive dhe sukseseve gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në krye të pushtetit ekzekutiv evropian
Për të, refuzimi i negociatave me Shqipërinë dhe MV, në tetor, paraqet mos-mbajtjen e premtimit ndaj këtyre dy vendeve.
“Nëse fuqia e Evropës qëndron në atë që, për të qenë partnerë të besueshëm, dikush mund të na llogarisë për të mbrojtur rendin global të themeluar në rregulla multilaterale, dobësia jonë qëndron në atë që nuk i mbajmë premtimet tona dhe ato të aleatëve tanë ndërkombëtarë”, thotë Juncker, njofton atash.
“Shembull më i mirë është politika jonë për zgjerimin dhe paaftësia e turpshme e liderëve evropianë për t’i mbajtur premtimet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pasi këto qeveri përmbushën kriteret e nevojshme”, thekson ai.
“Respekti duhet të fitohet edhe nëse dëshirojmë ta mbajmë besueshmërinë tonë, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë”, shkruan Juncker në komentin e tij të lamtumirës për politico.eu.
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...