Ish trajneri i Juventusit, Max Allegri ka refuzuar mundësinë për tu bërë trajner i Arsenalit.
Allegri nuk është në stolin e ndonjë klubi që nga afati veror kur dha dorëheqje nga “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e premte), “Topçinjtë” shkarkuan Unai Emery dhe i ofruan mundësi teknikut italian për të qenë në krye, mirëpo kjo gjë nuk u pranua nga 52-vjeçari.

Arsyeja kryesore e refuzimit të kësaj ofertë është se Allegri dëshiron të pres deri sa të përfundojë sezoni, pastaj të bëhet trajner i ndonjë klubi.
Bayern Munich, PSG dhe Manchester United janë gjithashtu në garë për teknikun italian./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...