Fillimi i javës tjetër sjell marrëveshjen finale VV-LDK

15:26 | 29 Nëntor 2019
M. A.

Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më strukturat Qeverisëse dhe ndarjen e detyrave do të diskutohen në takimin e ardhshëm të  liderëve,  tha nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri pas përfundimit të takimit të dy grupeve punese VV e LDK.

“Pas takimit të liderëve ne kemi arritur që sot ta përmbyllim harmonizimin e programeve për bashkëqeverisjes. Është e shëndetshme të arrihet marrëveshje për politika zhvillimore. Ndarja e përgjegjësive dhe strukturat e përgjegjëses do të dakordohen në takimin e dy liderëve. Pjesa kryesore për ne është programi qeverisës, politika integrues dhe dialogu më Serbin. Gjitha çështjet që do të lidhen më strukturat e Qeverisë dhe në ndarjet e detyrat janë çështje që do të vendosin liderët tanë”.

E lidhur më aludimet se VV nuk po dëshiron që në draf marrëveshje mos të hyj edhe posti i Presidentit, Haziri tha se ndarja e përgjegjësive dhe detyrave qeverisëse do të diskutohet në takimin e ardhshëm të dy liderëve e që pritet të mbahet nesër.

“As një punë nuk lihet për ma vonë. Ndarja e përgjegjësive është çështje e ardhshme që do të diskutohet.  Çështja që na bashkon është ndryshimi i gjendjes në Kosovë”.

Ndryshe nesër pritet që të takohen dy liderët Kurti e Mustafa për të finalizuar ndarjen e posteve e më pas në fillim të javës pritet që marrëveshja të nënshkruhet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale