Tifogrupi nga Prishtina, Plisat, përmes një postimi në Facebook, kanë kërkuar urgjentisht ushqim për të prekurit nga tërmeti në Durrës që kanë ardhur në Prishtinë.
Ata kërkojnë që kushdo që mund të ndihmojë, të shkojë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.
Shkrimi i plotë i Plisave:
URGJENCË, LEXOJENI :
Gjindemi tek salla 1 tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojme me rroba,ushqim,barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje.
LUSIM të gjithë ata të cilët kanë mundësi të drejtohen tek salla 1 tetori(jemi brenda në sallë)
LUTENI që mundësisht të sillni ushqim të gatshëm – Sendviqa, makarona, ushqime te konzervuara.
PER TRANSPORT DERI NE SALLEN 1 TETORI( NI DREJTIM) MUND TI KONTAKTONI TAKSITË NË VIJIM :
TAXI BEKI
TAXI DALLAS
BLUE TAXI
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi