Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi bashkë me partnerin e saj, Genc Prelvukaj, tash e disa ditë janë angazhuar në mënyra të ndryshme për t’iu dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.
Përderisa janë shpërndarë në zona të ndryshme dhe duke qëndruar me të mbijetuarit, ajo ka pasur një kritikë ndaj gjithë atyre personazheve të Instagramit, që paraqesin jetë luksoze dhe gjitha bizneseve të mëdha.
Artistja e njohur ka bërë një shkrim në InstaStory, në të cilin e shpreh mllefin ndaj atyre që nuk janë në këto momente pranë shqiptarëve- kur edhe kanë nevojë më së shumti.

“Një gjë nuk po e kuptoj. Ku mbeten gjithë ato personazhe të njohura në Instagram që reklamojnë jetën luksoze apo gjithë ato biznese të mëdha. Ku mbetën në këto ditë që vërtetë populli ka nevojë. Dini gjë? Të dimë nëse kanë nevojë për ne, t’i ndihmojmë ne ata”, ka shkruar në postimin e saj 23-vjeçarja.
https://www.instagram.com/p/B5X9d4fAWop/?utm_source=ig_embed
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...