Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “Zoran Zaev ikën dhe nuk e pranon propozimin e kryetarit Hristijan Mickoski, për vendosjen e sistemit të kandidatit për mandar, ku lideri që i humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqje”.
“Zoran Zaev frikësohet të pranojë për shkak se e din se do t’i humbasë zgjedhjet më 12 prill”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaev nuk duhet të fshihet pas imunitetit të deputetit dhe duhet të ikë nga politika.
“Zoran Zaev dëshiron të mbesë deputet, që të mund të fshihet pas imunitetit të deputetit me shpresë se do të ketë shpëtim nga drejtësia”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Ata shtojnë se Zaev dhe asnjëri nga partia e tij nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia për krimet e bëra.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë