Më poshtë keni listën e konfirmuar të 40 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën.
Viktimat më të shumta janë shënuar në Thumanë aty ku u shembën totalisht tre pallate. 21 jetë të humbura kryesisht familjarë me njëri-tjetrin. Ndërsa në Durrës janë 14 viktima. Dy të rinj të tjerë, humbën jetën në Lezhë dhe në Kurbin, njëri u hodh nga ballkoni ndërsa tjetri u aksidentua me makinën që po e transportonte në spital pas dëmtimeve nga tërmeti.
Vijojnë të jenë nën rrënoja persona të tjerë për të cilat forcat e kërkim shpëtimin janë në një operacion të vështirë prej 26 nëntorit kur ra tërmeti 6.4 ballë në 03:54.
Nisur nga personat që vetë familjarët kanë identifikuar nën rrënoja, vijojnë të mos jenë nxjerrë ende 6 persona të konfirmuar, në Durrës.
Prej ditës së tërmetit të fortë e deri në vijim gazetarët e Report Televizion kanë ndjekur në terren të gjitha zhvillimet, duke përcjellë për publikun shqiptar jo vetëm pasojat e këtij tërmeti por edhe historitë njerëzore dhe jetët e këputura në mes në këtë tragjedi.
Në Durrës
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç Tek 6 katëshi Kryqi i Kuq
4. Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë)
5. Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (komisar) – Tek Kavalishenca Durrës
6. Sadik Qato 85 vjeç
7. Isa Abazi 32 vjeç
8. Shemsedin Abazi 36 vjeç – vëllezër nga Kosova tek Hotel “Tropikal
9. Flatar Zenelaj 64 vjeç
10. Eviola Broshka 28 vjeç – Balerina tek hotel “MiraMare”
11. Kristi Reçi – Studente e Mjekësisë
12. Eduart Reçi – Babai
13. Dolora Reçi – Nëna
14. Klaus Reçi – vëllai (Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq)
Në Thumanë
15. Ariela Lala 4 vjeç
16. Selvie Lala 77 vjeç (gjyshja me mbesën)
17. Bukurie Leka 70 vjeç
18. Hasan Albert Cara
19. Almir Albert Cara
20. Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër)
21. Fatmira Cara (nëna e tyre)
22. Stela Cara (e fejuara e Almir Carës)
23. Anthi Cara – nusja e xhaxhait të Albert Carës (i mbijetuar)
24. Sadajana Cara – mbesa e Anthit (Shpëtoi nëna e Sadajanës, Lindita Cara)
25. Pëllumb Greku 57 vjeç
26. Çelike Greku 57 vjeç
27. Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)
28. Kristjan Preçi, 26 vjeç, i sapodalë nga burgu
29. Sardi Çuka 18 vjeç
30. Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)
31. Hajrie Vata 65 vjeç
32. Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)
33. Hajredin Çupi 66 vjeç
34. Lutfie Çupi 55 vjeç
35. Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) – Fejonin djalin tjetër ditën e tërmetit, Aleksi shpëtoi
36. Kastriot Cakoni 46 vjeç
37. Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë. E kërkonte daja me pasaportë në QSUT)
38. Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)
Lezhë
39. Marjan Preçi 25 vjeç U dëmtua nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë
Kurbin
40.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin
Nën rrënoja
Durrës
5 anëtarë të një familje në një vilë 4 katëshe të shembur në Kënetë të Durrësit
Ilir Lala – (i paralizuar)
Binjakët Dionis dhe Dionisa Lala – 2 vjeç
Emilio Lala
Marjeta Lala
(U shpëtua nga rrënojat vetëm Ramë Lala 17 vjeç)
Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq
Roza Meçja – nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë – Në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq. /Shqiptarja/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...