Arkitekti, Lulzim Nixha, ka thënë se Kosova është shumë e rrezikuar nga tërmetet e mundshme për shkak të ndërtimeve të reja të pakontrolluara që kanë ndodhur në vendin tonë pas viteve të 90’ta.
“Ndërtimet e mëdha që kanë ndodhur pas viteve të 90’ta dhe të viteve të pasluftës kanë bërë që të jemi shumë të rrezikuar nga një tërmet i madh”, ka thënë Nixha në emisionin Pressing në T7.
“E dimë që jetojmë në një rajon që preket shumë nga tërmetet. Kujtojmë që në vitet e 80’ta, një tërmet i madh në Shkup shkatërroi gati plotësisht qytetin”
“Të gjitha lagjet në Prishtinë kanë mbindërtime pa kontroll. Më të rrezikshme janë ndërtimet e vjetra që janë mbindërtuar. Ndërkohë ndërtimet e vjetra pa shtesa janë shumë të sigurta. Në kohën kur janë ndërtuar kanë pasur kontrolle të rrepta. Ato durojnë tërmete deri 8.1 shkallë Richter”
“Sot gjithkush mund të projektoj objekte. Një diplomë Bachelor ta mundëson projektimin e objekteve. Nuk mund një student i mjekësisë të bëjë operacione menjëherë”
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës