Donald Trump cicëroi një imazh të vetvetes si Rocky Balboa të mërkurën, pasi mbërriti në kursin e tij të golfit në West Palm Beach për të nisur Festën e Falenderimeve.
Fotografia ka kokën e presidentit të mbivendosur në trupin e luftëtarit, i portretizuar nga aktori Sylvester Stallone në serinë e filmit Rocky, transmeton lajmi.net.
Trump nuk përfshin fjalë, derisa fotografia flet vetë. Ajo po konsiderohet vazhdim i komenteve që presidenti bëri në një tubim fushate në Sunrise, Fla., natën e së martës.

Presidenti shfrytëzoi rastin për të hedhur poshtë raportimet e mediave në lidhje me vizitën e fshehur në Qendrëm Mjekësore Walter Reed, duke pretenduar se i pari i Amerikës kishte sulm në zemër.
Trump u mburr me rezultatet e fizikut të tij, që u arritën nga ekzaminimi i bërë nga mjekët.
Trump me sa duket mori fotografinë e Rocky-t nga një bluzë e prodhuar nga American AF, një kompani që reklamon veten si pronë e veteranëve me një qëllim për të prodhuar ‘koleksionin më AMERIKAN të veshjeve që bota ka parë ndonjëherë’.
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së