Nga dita e martë, të gjithë kosovarët që shkojnë në Shqipëri për t’u dërguar ndihma personave të prekur nga tërmeti janë liruar nga taksa e autostradës.
Ky vendim vlen edhe për mediat kosovare, të cilat kanë shkuar në Shqipëri për të përcjell nga afër ngjarjen tragjike që preku qytetin e Durrësit dhe rrethinës pas tërmetit 6.4 shkallësh.
Kjo është bërë e ditur përmes ekipit të abresh.info, të cilët për dy ditë radhazi kanë raportuar për fatkeqësinë natyrore që preku shtetin shqiptar.

Ndryshe, deri tash është konfirmuar se numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka arritur rreth 30, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar mbi 600. /arbresh.info
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...